Federata Shqiptare e Kanoes me mbeshtetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar me programin e Solidaritetit Olimpik, organizon me date 18 - 23 Nentor 2019 Kursin Teknik per Trajnere ne Sportin e Kanoes me qellim zhvillimin e ketij sporti ne Shqiperi. Z. Csaba Szanto eshte eksperti i emeruar nga Federata Nderkombetare e Kanoes.
Kursi fillon te henen me date 18, ora 16:00 tek salla e Meeting Room, ne Universitetin e Sporteve te Tiranes. Ditet ne vazhdim kursi do te zhvillohet ne dy sesione (paradite dhe pasdite) ne oraret 09:00 - 12:00 per sesionin e paradites dhe 15:00 - 18:00 per sesionin e pasdites. Orari 12:00 - 15:00 eshte orari i drekes. Me date 23 te gjithe pjesemarresit do te pajisen me certifikate pjesemarrje nga Solidariteti Olimpik, gjithashtu do te marrin diplome nga ICF, kursantet te cilet do te kalojne testin e pergatitur nga eksperti i ICF-se.
Canoe & Kayak eshte nje nga disiplinat Olimpike me perhapje shume te gjere dhe me nje popullaritet shume te madh ne vende te ndryshme, jo vetem ne Europe por edhe ne mbare boten. Se fundi ne Shqiperi po zhvillohet ky kurs trajnimi per te rritur pjesemarrjen ne kete sport dhe per te krijuar mundesine e nje karriere sportive jo vetem si sportist por edhe si trajner ne te ardhmen. Shqiperia ka nje potencial shume te madh per zhvillimin e ketij sporti pasi natyra na mundeson zhvillimin e garave ne liqene dhe lumenj ne qytete te ndryshme te vendit.